29 Dhjetor 2024

Nis ndërtimi i dy objekteve për zyre të gjendjes civile

Mitrovicë, 3 prill - Në vazhdën e krijimit të kushteve më të mira për shërbime ndaj qytetarëve në sferën e dokumentacionit të gjendjes civile, ka filluar ndërtimi i dy objekteve për zyre të gjendjes civile në Mitrovicë. Një objekt i tillë ka filluar të ndërtohet në Shupkovc, ndërsa një tjetër në fshatin Gushavc.

Drejtori i Drejtorisë së Administratës, Abdullah Bejtullahu, tha se qëllimi i këtyre investimeve është ofrimi i shërbimeve për qytetarë. “Pas luftës shumica e objekteve të gjendjes civile në Mitrovicë kanë qenë të shkatërruara dhe jofunksionale dhe si pasojë në komunë ka pasur ngarkesë të madhe”.

Lidhur me objektet e gjendjes civile që kanë filluar të ndërtohen në Shupkovc dhe Gushavc, tha se janë shumë të nevojshme meqë banorët e atyre lokaliteteve nuk do të kenë nevojë më që për çdo dokument të udhëtojnë për në Mitrovicë. “Në Shupkovc deri në luftë ka funksionuar Zyra e gjendjes civile, ndërsa pas luftës ka qenë e shkatërruar. Ndërsa në Gushavc nuk ka pasur zyre të tillë, por tash është vlerësuar me rëndësi që të investohet në këtë drejtim”.

Drejtori Bejtullahu, tha se punët për këto dy projekte do t’i kryej kompania “Kalaja”, e cila ka përfituar tenderin në vlerë prej rreth 52 mijë eurosh. “Për këto projekte mjetet janë siguruar nga buxheti komunal”, tha ai.

Ndërsa për gjendjen e përgjithshme në fushën e administratës, Bejtullahu, theksoi se janë bërë avancime të mëdha. Tha se është duke u punuar që shërbimet të ofrohen sa më afër qytetarëve në gjithë territorin e komunës. Në këtë kontekst përmendi funksionalizimin e zyrës së gjendjes civile në Bare, mandej përgatitjet për funksionalizimin e zyreve të tilla në Stan-Tërg, Tunel etj.

Në anën tjetër, ceku edhe investimet që janë bërë për krijimin e kushteve më të mira për shërbime edhe në objektin komunal në Mitrovicë. “Tha se është bërë një qendër për shërbimin e qytetarëve që ka lehtësuar shumë punën dhe ka shkurtuar procedurat”.    

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)