Nis marshi protestues për Astrit Deharin
Prishtinë, 8 nëntor - Qindra persona, kryesisht studentë, por edhe qytetarë e udhëheqja e Lëvizjes Vetëvendosje, po marrin pjesë në këtë marsh protestues, të cilin e kanë organizuar organizatat studentore të UP-së.
Në kryeqytet ka nisur marshi protestues për drejtësi, i organizuar nga organizatat studentore të Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina, pas vdekjes në Qendrën e Paraburgimit të Prizrenit të Astrit Deharit, i cili ishte student i Mjekësisë në UP.
Marshi ka filluar te Biblioteka Kombëtare dhe ka vazhduar deri te Teatri Kombëtar, ku do të bëhen homazhe.
Qindra persona, kryesisht studentë, por edhe qytetarë e udhëheqja e Lëvizjes Vetëvendosje, po marrin pjesë në këtë marsh protestues.
Astrit Dehari, 26-vjeçar, vdiq të shtunën në rrethana ende të pasqaruara në Qendrën e Paraburgimit të Prizrenit.