27 Prill 2024

Nis gjykimi kundër Bukoshit dhe Tolajt

Prishtinë, 10 janar - Sot ka nisur gjykimi kundër ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi, bashkë me ish-sekretarin permanent të Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Toljan, si dhe me tetë ish-zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët akuzohen për korrupsion.
 
Bukoshi dhe të akuzuarit tjerë vazhdojnë të jenë në liri, përveç ish-sekretarit Tolaj, i cili është arrestuar më 12 janar të vitit të kaluar dhe vazhdon të mbahet në paraburgim. Ish zëvendëskryeministri Bujar Bukoshi konkretisht akuzohet se në kohën sa ka qenë ministër i Shëndetësisë, në mënyrë të paligjshme ka ndikuar që kompanive “Jona Med”, “Sonte Pharm” dhe “Yess Pharm” të mos iu vazhdohen kontratat, përkatësisht të mos iu jepen tenderë.

Ish-sekretari permanent Ilir Tolaj dhe zyrtarët e tjerë, ndërkaq akuzohen për shpërdorim të pozitës zyrtare ose autoritetit, keqpërdorim të detyrës, keqpërdorim i autorizimeve ekonomike, lidhje të kontratave të dëmshme, nxjerrje të kundërligjshme të vendimeve gjyqësore.

Një akuzë shtesë ndërkaq, rëndon mbi Nexhat Shabani dhe Ilir Tolaj. Ata akuzohen edhe për veprën penale të kërkimit të ryshfetit apo përpjekje për të marrë ryshfet, evazioni fiskal dhe pengim të provave.

Aktakuza kundër Bukoshit dhe zyrtarëve tjerëve nga Ministria e Shëndetësisë, ishte ngritur në fillim të muajit korrik të vitë të kaluar. Bujar Bukoshi, gjatë viteve të 90-ta ka qenë kryeministër në ekzil i Qeverisë Kosovës në Perëndim.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)