Nis gjykimi i Grupit te Drenicës
Prishtinë, 22 maj - EULEX-i konfirmon se katër të pandehur në rastin e ashtuquajtur Grupi i Drenicës kanë arritur në Mitrovicë dhe se seanca e parë e gjykimit në Gjykatën Themelore të Mitrovicës ka filluar sot në mëngjes.
EULEX-i bën të ditur se vazhdon ti ndihmojë autoritetet e Kosovës në mënyrë që të përfundojë situata e tanishme në QKUK dhe pret që edhe tre të pandehurit e tjerë të transferohen në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.
"Edhe një herë, dëshirojmë ta përsërisim se sundimi i ligjit nuk negociohet dhe se ai është gur themeli i çdo shoqërie demokratike", thekson Eulex.