26 Dhjetor 2024

Nis fushata sensibilizuese "Rrypi nuk është për me m’rreh"

Prishtinë, 17 korrik - Organizata Syri i Vizionit në partneritet me organizatën Save the Children në Kosovë dhe në bashkëpunim me Zyre për Qeverisje të Mirë  dhe Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, organizojnë fushatën sensibilizuese "Rrypi nuk është për me m’rreh" si pjesë e fushatës së ndalimit të Ndëshkimit Trupor dhe Dhunës ndaj Fëmijëve RriteMeDashni.

Fushata do të realizohet sot në sheshin “Skenderbeu” afër objektit të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Qëllimi i kësaj fushate është promovimi i “Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës – një vit pas hyrjes në fuqi” dhe ndalimin të ndëshkimit trupor, duke ndërgjegjësuar dhe vetëdijësuar gjithë qytetarët në parandalimin e dhunës dhe ndëshkimit trupor ndaj fëmijëve dhe  institucionet qeveritare të ndërmarrin veprime të menjehershme në zbatimin e këtij ligji, qe fëmijët të ndjejnë mbrotjen dhe sigurinë dhe të drejtat që ju garantohen nga shteti.

Poashtu, ky aktivitet synon të rris vetëdijen e prindërve dhe kujdestarëve ligjorë për pasojat që ka ndëshkimi trupor dhe përdorimi i dhunës e ushtrimi i dhunës, si një dukuri mjaft e shprehur në familje.

Fushata e Ndalimit të Ndëshkimit Trupor dhe Dhunës ndaj Fëmijëve RriteMeDashni realizohet në kuadër të programit tematik në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe qeverisjes me të drejtat e fëmijëve “Detyrimi ynë për të Ardhmen – Mbrojtja e Fëmijëve dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijës” i cili zbatohet nga organizata Syri i Vizionit në partneritet me Save the Children, zyra në Kosovë dhe financohet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)