04 Maj 2024

Nis faza e dytë e dezinsektimit të Prishtinës

Prishtinë, 1 korrik - Komuna e Prishtinës sot e nis fazën e dytë të dezinsektimit. Edhe kjo fazë do të bëhet në monitorim nga profesionistët shëndetësor, inspektorati sanitar, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe në prani edhe të përfaqësuesve nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, me preparatet dhe makineritë më moderne.

Dezinsektimi çdo ditë do të fillojë në ora 19:30 deri në ora 24:00, sipas datave nëpër lagjet e mëposhtme:

1 korrik – Lagja Aktash, Lagja e Muhaxherëve, Parku i Qytetit, Vellushë (Blloqet), Qendra e Qytetit dhe Qyteza Pejton.

2 korrik – Lagja Arbëria, Tophane, Kodra e Trimave, Bërnice (Rreth Përroit), Vreshtat dhe Kolovica.

3 korrik – Lagja Lakrishtë, Dardani, Ulpianë, Vetërnik, Hajvali, Zona Industriale dhe Lagja NIC.

4 korrik – Lagja Bregu i Diellit, Lagja e Spitalit dhe Kalabria.

5 korrik – Lagja Taslixhe, Velani, Mat, Sofalia, Taukbahqe dhe Gërmi.

Komuna ka ftuar qytetarët për bashkëpunim gjatë këtij procesi në mënyrë që të realizohet në mënyrën sa më efikase. Lusim të gjithë qytetarët që gjatë orëve kur kryhet ky proces në lagjet përkatëse, të mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda.

Ftohen gjithashtu bletarët që të kenë kujdes për bletët gjatë orëve të dezinsektimit në lagjet e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)