Nijazi Mula lirohet nga akuza për vrasje
Prishtinë, 30 nëntor - Trupi gjykues i përbërë nga tre gjyqtarë të EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë e shpalli Nijazi Mulën të pafajshëm për vrasje, meqë nuk e ka vërtetuar se ai mban përgjegjësi penale për veprën penale për të cilën është akuzuar.
Trupi gjykues e shpalli të akuzuarin të pafajshëm për shkak të lajthimit faktik. Mula e ka qëlluar dhe vrarë Tafil Shabanin kur gabimisht kishte besuar se viktima po e sulmonte atë dhe kolegun e tij.
Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror publik i EULEX-it.