'Ngritja e Zërit' dorëzon për herë të tetë dosjet për kompensimin e dëmeve te luftës
Prishtinë, 6 tetor - Organizata Jo Qeveritare 'Ngritja e Zërit', do të dorëzojë për hërë të tetë dosjet e radhës në Gjykatën Kushtetuese rreth vlerësimit te kushtetutshmërisë se aktit juridik te Gjykatës Supreme te Kosovës, me rastin e refuzimit te padisë për kompensimin e dëmeve te luftës.
Para se të dorëzohen dosjet në gjykatë do te jepet një ekspoze e shkurter nga Jahir Bejta drejtor i shoqatës profesionale për dëme te luftës në nivel shteti “Ngritja e Zërit”, rreth mosgatishmeris te gjyqësorit vendor për t'i shqyrtuar paditë për kompensim demi të ngritura që 12 vite.
"E drejta e shqyrtimit të padive është parapare në mënyrë decidive me Ligjin për Proceduren Kontestimore me Kushteute dhe me Konventen ndërkombëtare për Liritë dhe të Drejtat Themelore", ka thënë Bejta.
Republika e Kosovës një ditë sipas tij do të jetë pjesë e Këshillit të Evropes i cili për shkak të abuzmit të gjyqësorit me ligjin në dem të viktimave, mund ta gjobit shtetin me shumë të papërballueshme ashtu që mund të vie deri tek bakrotimi financiar.