16 Janar 2025

Ngritja e vetëdijësimit tek të rinjtë kundër ekstremizmit

Prishtinë, 22 shtator - Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë/Përfaqësuesi Special i BE-së organizon debatin me nxënësit e shkollës së mesme teknike: “Lutfi Musiçi” në Vushtrri, me temën “Ngritja e vetëdijësimit tek të rinjtë, kundër ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm”. 

Qëllimi i këtij takimi është ngritja e vetëdijesimit tek nxënësit dhe të rinjtë, kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit në Kosovë, si dhe opinionet e përgjithshme të të rinjve rreth temave si ekstremizmi dhe radikalizmi. 

Në këtë takim do të diskutohet rreth sfidave të ekstremizmit  të dhunshëm në Kosovë, si dhe zhvillimi i mendimit kritik i nxënësve karshi temave siç janë ekstremizmi dhe radikalizmi i dhunshëm.

Këto diskutime do të organizohen nëpër të gjitha shkollat e mesme të komunës së Vushtrrisë.

Në këtë takim pjesëmarrës do të jenë nxënësit e shkollave të mesme, profesorë,  si dhe mediat lokale të cilët do të bëjnë monitorimin e këtij aktiviteti. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)