07 Maj 2024

Ngritet Kallëzim Penal ndaj djemve të Adem Grabofcit

Prishtinë, 21 shkurt - Kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi, ka bërë të ditur se ka kërkuar raport me shkrim nga prokurorja Merrushe Llugiqi, e cila ka qenë prokurore kujdestare ditën kur ka ndodhur rasti i sulmit të policit në Fushë Kosovë nga djemt e Adem Grabofcit.

Ai këtë e ka bërë nëpërmjet prokurorit të Departamentit të Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ilaz Beqiri, i cili është duke e zëvendësuar kryeprokurorin e kësaj prokurorie, pasi që kryeprokurori gjendet në udhëtim zyrtar jashtë vendit, 

Nga raporti i prokurores Llugiqi rrjedh se Prokurorja Llugiqi është informuar nga Stacioni Policor në Fushë Kosovës se ka ndodhur një rast i sulmit ndaj personit zyrtar, polic, ku ngjarja përshkruhet se një person e ka goditur policin dhe se polici ka përdorur sprej, pa dhënë detaje të tjera.

Në raport prokurorja nuk përmend identitetin e policit që e ka informuar për rastin, por atë e emërton “polic i Stacionit policor në Fushë Kosovë” dhe as kohën se kurë është informuar për rastin nga ky polic.

Sipas raportit prokurorja nuk është informuar se policë të tjerë kanë shkuar për të asistuar në vend lidhur me rastin, se nuk ka qenë e informuar se polici ka qenë i lënduar rëndë, apo se ka qenë, i alivanosur.

Në thirrjen tjetër lidhur me rastin se polici dhe dy të dyshuar, pas trajtimit mjekësor janë kthyer në Stacionin e Policisë në  Fushë Kosovë, pa e njoftuar për gjendjen e tyre shëndetësore të rëndë ose të përkeqësuar dhe se nuk është informuar se në ngjarje kanë qenë të përfshirë më shumë se dy persona, të cilët tani më janë të dyshuar.

Prokurorja thekson se është interesuar të dijë se a ka dëshmitarë të mundshëm dhe policia e ka informuar se është një person, por se ai nuk e ka parë se si është zhvilluar ngjarja. Polici e ka informuar se ekziston xhirimi me kamera të instaluara në pompën e derivateve të naftës, para së cilës është zhvilluar ngjarja e që në atë kohë ishte e mbyllur. Polici, me të cilin ka komunikuar prokurorja i ka thënë asaj se të nesërmen do t’i sigurojnë incizimet.

Të nesërmen policia e ka njoftuar prokuroren se xhirimet nuk janë ruajtur, por janë fshirë.

Në bazë të këtyre të dhënave, prokurorja fillimisht, derisa të mos sigurohen informata shtesë, rastin e ka cilësuar si mospërfillje të urdhrave të ligjshëm. Prokurorja thekson se asnjëherë nuk kërkon që policia që ta njoftojnë me emrin e të dyshuarve.

Ajo kërkon të dijë vetëm për moshën e të dyshuarve, me qëllim të përcaktimit nëse rasti është në kompetencë të Departamentit për të Mitur.

Përndryshe kryeprokurori i Shtetit, z. Ismet Kabashi, për këtë rast është njoftuar më 20.02.2013 përmes shkrimeve në mjetet e informimit publik dhe po të njëjtën ditë e ka kontaktuar prokurorin Ilaz Beqiri, i cili siç theksuam më lart, është duke e zëvendësuar kryeprokurorin e kësaj prokurorie dhe gjatë kësaj jave është prokuror kujdestar për tu informuar për rastin.

Prokurori Beqiri e ka njoftuar kryeprokurorin Kabashi se ka kërkuar nga policia që të ushtroj Kallëzim Penal dhe këtë rast ta kualifikoj si vepër penale, Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare nga neni 410 i KPK-së.

Policia e Kosovës ka paraqitur kallëzimin penal në prokurori në po të njëjtën ditë.

Sistemi i ndarjes së lëndëve në prokuroritë Themelore nuk siguron që lënda t’i ndahet prokurorit kujdestar. Tani prokurore e rastit është Sebahate Hoxha.

Kryeprokurori i Shtetit nuk ka autorizim të ndërmerr masa disiplinore kundër prokurorëve dhe se kjo është kompetencë e Komisionit disiplinor dhe e Këshillit Prokurorial të Kosovës. 

   

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)