06 Maj 2024

Ngritet aktakuzë për rastin Kosovo 2.0

Prishtinë, 4 shtator - Sot, një prokuror i EULEX-it nga Njësiti Mobil iProkurorisë, dhe një prokuror i shtetit prej Prokurorisë Themelore tëPrishtinës ngritën aktakuzë kundër tre qytetarëve të Kosovës përpërfshirje në sulmin ndaj Kosovo 2.0 që ka ndodhur më 14 dhjetor 2012 nëSallën e Kuqe të Qendrës së rinisë dhe sporteve.

Të pandehurit akuzohen për pesë pika sipas kodit të vjetër, ku përfshihen: vepra e shkeljes së statusit të barabartë të banorëve të Kosovës (neni 158, paragrafi 1); vepra e parandalimit apo pengimit të tubimit publik (neni 173); vepra e shkaktimit të lëndimit të lehtë trupor (neni 153); vepra e urrejtjes, përçarjes ose e mosdurimit kombëtar, racor, fetar a etnik (neni 115, paragrafët 1 dhe 3); dhe vepra e dëmtimit të pasurisë së paluajtshme (neni 260, paragrafët 1 dhe 2). 

Dy pikat e fundit të akuzës do të preken prej Ligjit për Amnistinë nëse ai hyn në fuqi i pandryshuar.

Njëkohësisht, prokuroria e EULEX-it i ka përfunduar edhe tri hetime të tjera në rastin Kosovo 2.0. Dy raste kanë të bëjnë me fyerje, andaj janë raste të natyrës civile. Viktimat e këtyre rasteve janë njoftuar rreth vendimit dhe atyre iu janë dhënë informata rreth inicimit të procedurës civile, nëse dëshirojnë. Në një rast tjetër, hetimet nuk kanë shpjerë në identifikimin e kryerësve të veprave.

Hetimet për rastit Kosovo 2.0 gjithsej përfshijnë shtatë raste të ndara, tri prej të cilave tani janë mbyllur. Hetimet janë ende në vazhdim e sipër. Prokuroria iu bën ftesë qytetarëve të Kosovës që të japin informatat që mund të shpijnë në identifikimin e kryerësve të tjerë.

Fotografitë e të dyshuarve për sulmin ndaj Kosovo 2.0 që ka ndodhur më 14 dhjetor të vitit të kaluar mund të gjinden në faqen e internetit të Policisë së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)