Ngritët aktakuzë për rastin e pasaportave
Prishtinë, 7 nëntor - Sot, një prokuror ndërkombëtar nga Prokuroria Themelore e Prishtinës ngriti aktakuzë në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore të Prishtinës kundër nëntë të pandehurve për të ashtuquajturin rasti i pasaportave.
Ky rast ka të bëjë me vjedhjen e 1.4 milion Eurove, e cila ka ndodhur në kuadër të kontratës publike për furnizim me pasaporta biometrike në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës.
Të pandehurit akuzohen për Krim të organizuar dhe Shpëlarje të parave, si dhe vepra tjera penale.
Rasti është duke u ndjekur nga një ekip i përbërë nga një prokuror ndërkombëtar dhe një vendas nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.