15 Janar 2025

Ngritet aktakuzë ndaj M.B i cili kërcënoi me jetë gazetarin Kushtrim Kadriu

Prishtinë, 4 nëntor - Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj M.B i cili në muajin korrik të këtij viti kishte kërcënuar me jetë gazetarin e KTV-së, Kushtrim Kadriu.

Në aktakuzën e dorëzuar gazetarit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, thuhet se: ''Me 10.07.2017, rreth orës 12.15, zyra e deskut  informativ të televizionit KTV në Pirshtinë kishte pranuar një telefonatë nga i pandehuri i cili fillimisht nuk ishte prezantuar por ishte ankuar për kronikën në të cilën ishte raportuar për rastin e një kontesti pronësor të familjes së tij të dhënë një ditë më parë në KTV dhe i njejti me qëllim të frikësimit kishte kanosur të dëmtuarin Kushtrim Kadriu më fjalët: '' se edhe nëse një herë ai gazetari i juaj (Kushtrim Kadriu) si qoban apo bari çka është ai, ku e keni gjetur, merret me këtë rast, thuaj se do ta rrezikon kokën e vet'', me çrast tek i dëmtuari ka shkaktuar ankth, frikë dhe pasiguri për jetë''.

Sipas aktakuzës, M.B ka kryer veprën penale ''Kanosje'', nga neni 185 par.1 të KPRK-së e që parasheh; "Kushdo që seriozisht e kanos personin tjetër me fjalë, vepra apo gjeste se do t’i shkaktoj ndonjë të keqe me qëllim të frikësimit ose të shkaktimit të ankthit te personi i tillë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë (6) muaj."

Kolegu Kushtrim Kadriu ishte kërcunar pasi kishte raportuar për rastin e Mihrije Berishes e cila kërkonte nga gjykata që pas vdekjes së bashkëshortit t'i njihej pjesa e shtëpisë ku jeton.

Asociaconi i Gazetarëve të Kosovës do të monitorojë nga afër këtë rast deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.

Poashtu AGK, kërkon nga sistemi i drejtësisë dhe hetuesia që të trajtojnë të gjitha rastet e gazetarëve në kohë të shpejt dhe në mënyrë efektive, pasiqe aktualisht në vendin tonë është krijuar ambient i pasigurtë për të ushtruar profesionin e gazetarit.

AGK inkurajon të gjithë kolegët gazetarë që t'i paraqesin rastet e kërcënimeve apo veprave të tjera penale që kryhen ndaj tyre pranë institucioneve përaktëse.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)