Ngritët aktakuzë ndaj 13 personave
Prishtinë, 5 dhjetor Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur sot aktakuzë kundër 13 personave nga Fakulteti i Mjekësisë.
Të pandehurit akuzohen se kanë kryer veprat penale, marrje të ryshfetit nga neni 343 par.1 të KPK-së, ushtrim i ndikimit nga neni 345 par. 1 të KPK-së, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par. 1 dhe 2 nën par. 2.3 të KPRK-së.
Po ashtu, të pandehurit akuzohen se kanë kryer veprën penale ndihmë nga neni 25 i KPK-së, lidhur me veprën penale ushtrim i ndikimit nga neni 345 par.1, dhe veprës penale marrjes së ryshfetit nga neni 343 par. 1 të KPK-së. Ndërkaq, dy nga të pandehurit akuzohen për veprën penale dhënie e ryshfetit nga neni 344 par. 1 të KPK-së.
Disa nga të pandehurit e këtij rasti janë asistentë në fakultetin e mjekësisë, e disa prej tyre studentë po të njëjtit fakultet. Lidhur me këtë Prokurori i Shtetit, ka ngritur aktakuzë kundër 13 personave, 11 prej të cilëve kanë qenë në paraburgim dhe arrest shtëpiak, lidhur me rastin e Fakultetit të Mjekësisë.
Të akuzuarit janë shtetas të Republikës së Kosovës, ndërkaq, personat e akuzuar janë: E. B, asistent në fakultetin e mjekësisë, R.Z, student në fakultetin e mjekësisë, K. G, asistent në fakultetin e mjekësisë, A. J, i pa punë, L. B., K. M., M. B., G. M, asistentë në fakultetin e mjekësisë, A. H, doktor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gjakovë, A. H., M. M., Sh. R. si dhe A. O.