07 Maj 2024

Ngritet aktakuzë kundër Ylber Jashanicës për krim të organizuar

Prishtinë, 17 prill - Një prokuror special i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër Ylber Jashanicës i akuzuar për veprat penale të shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të substancave narkotike të rrezikshme, krim të organizuar dhe posedim të paligjshëm të armëve. 

Prokuroria pretendon se ndërmjet muajit gusht 2010 dhe janar 2011, i pandehuri ka qenë përgjegjës për organizimin e eksportimit nga Kosova për në Gjermani të sasive të mëdha të heroinës në bashkë-kryerje me të pandehur të tjerë të cilët tashmë janë arrestuar në Munih dhe janë dënuar për pjesëmarrjen e tyre  në këtë ndërmarrje kriminale. 

I pandehuri është arrestuar në muajin tetor 2012 në Prishtinë si pjesë e një operacioni të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe hetuesve të Njësisë së EULEX-it për Hetimin e Krimit të Organizuar (NJHKO).

Rasti është duke u ndjekur bashkërisht nga një prokuror i EULEX-it dhe një prokuror vendas i PSRK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)