Ngritet aktakuzë kundër shtatë personave, për krim të organizuar
Ky grup i organizuar dhe i strukturuar, akuzohet se ka kryer vepër penale: Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar, lidhur me veprën penale Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse, nga neni 283 lidhur paragrafi 1 dhe 2. Ndërkaq, personi i shtatë akuzohet për veprën penale Mbajtja në pronësi, në kontrollë, ose në posedim të paautorizuar të armëve.
Të pandehur në këtë rast për krim të organizuar janë: Shpetim Begolli, Besim Begolli, Fehmi Begolli, Rasha Steviç, Vladica Miladinoviç, Jashar Jashari, të cilët akuzohen se me dashje dhe me dijeni, aktivisht kanë marrë pjesë në veprimtaritë kriminale të grupit, duke e ditur se pjesëmarrja e tyre do të kontribuojë në realizimin e veprimtarisë kriminale për import, furnizim, transport, këmbim, ndërmjetësim, blerje dhe shitje të paautorizuar të armëve. Ndërkaq, i pandehuri i shtatë i akuzuar, është Samin Qehaja.
I pandehuri Shpetim Begolli akuzohet se ka kryer veprën penale: Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar, nga neni 283 par. 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me veprën penale, Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitje e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse, nga neni 372 par. 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Të pandehurit: Besim Begolli, Fehmi Begolli, Rasha Steviç dhe Vladica Miladinoviç si dhe Jashar Jashari, akuzohen se kanë kryer veprën penale: Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me veprën penale, Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitje e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse, nga neni 372 par. 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Ndërkaq, i pandehuri Samin Qehaja , akuzohet se ka kryer veprën penale Mbajtja në pronësi, në kontrollë, ose në posedim të paautorizuar të armëve, nga neni 374 par. 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës i ka propozuar Gjykatës që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të pandehurit të shpallën fajtor për veprat penale që u vihen në barrë dhe të dënohen sipas ligjit.
Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.