Ngritët aktakuzë kundër Naser Kelmendit
Prishtinë, 4 korrik - Sot Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Naser Kelmendi.
I pandehuri akuzohet për disa vepra penale, duke përfshirë Krimin e organizuar, (nga neni 274 i Kodit Penal të Kosovës), si udhëheqës dhe drejtues i Grupit të organizuar kriminal; Vrasje e Rëndë, (nga neni 147 i Kodit Penal të Kosovës), e Ramiz Delalic, në Sarajevë, në vitin 2007;
Akuza të shumta siç janë: Blerja, posedimi, shpërndarja ose shitjen e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike, (nga neni 229 i Kodit Penal të Kosovës);
Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikeve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike, (nga neni 230 i Kodit Penal të Kosovës), duke përfshirë sasi të shumëfisha të 100 kg heroinë, 150,000 tableta ekstazi dhe 2.5 ton acid anhidrid acetik, një shenjë paralajmëruese kimike.
Naser Kelmendi u arrestua më 6 maj 2013, nga Policia e Kosovës, në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtarë, të lëshuar nga autoritet boshnjake dhe që nga atëherë ka qenë në paraburgim në Kosovë.
Më 1 qershor 2012, nga Departamenti i Thesarit, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Naser Kelmendi është identifikuar nën Aktin për Bosët e Narkotikëve të Jashtëm, si një trafikant i lëndëve narkotike.