16 Janar 2025

Ngritet aktakuzë kundër L.Vdhe B.K., nga komuna e Prizrenit

Prishtinë, 23 shtator - Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur sot aktakuzë kundër dy personave me inicialet, L.V dhe B.K që të dy nga komuna e Prizrenit.

Të akuzuarin e parë me inicialet L.V., aktakuza e ngarkon për dy vepra penale, si bashkëkryerës në blerjen, posedimin me qëllim të shitjes apo shpërndarjes së substancave apo preparateve, substancave psikotrope ose analoge nga neni 273 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KP-së, nga se të njëjtit i janë gjetur në posedim 12.63 gramë heroinë.

Po ashtu,  L.V., është i akuzuar edhe për veprën penale, posedimi me qëllim të shitjes apo shpërndarjes të substancave apo preparateve, substancave psikotrope ose analoge nga neni 273 paragrafi 2 të KP-së. Përndryshe, ky i akuzuar është i njohur si kryerës i veprave penale të kësaj natyre.

Ndërkaq, personi i dytë me inicialet,B. K., akuzohet për veprën penale lehtësimi i sigurimit apo përdorimit të narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge nga neni 277 paragrafi 1 të KP-së, i cili kishte siguruar mjete për marrjen e narkotikëve nga i akuzuari i parë L. V.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)