Ngritët aktakuzë kundër Kurtit, Haxhiut, Kadaj Bujupi dhe Topallit
Prishtinë, 16 dhjetor - Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Krimeve të Rënda ka ngritur sot aktakuzë kundër katër personave.
Të pandehurit Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj Bujupi dhe Faton Topalli, akuzohen që secili veç e veç kanë kryer veprat penale: përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 375 par.1 të KPRK-së dhe pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare nga neni 409 par.1 të KPRK-së.
Aktakuza është ngritur nga Prokuroria Themelore-Departamenti i Krimeve të Rënda në Prishtinë, për veprat me të cilat i pandehuri ngarkohet.