16 Janar 2025

Ngritet aktakuzë kundër kryesuesit të Kuvendit Komunal në Viti

Gjilan, 9 janar - Prokuroria Themelore e Gjilanit ka ngritur aktakuzë ndaj Naim Pira, kryesues i Kuvendit Komunal në Viti për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës ose autoritetit zyrtar”.

Në aktakuzën e ngritur nga prokurori Shaban Spahiu thuhet se i pandehuri Naim Pira duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër, apo që t`i shkaktojë dëm personit tjetër, me dashje nuk ka kryer detyrat e domosdoshme të përcaktuar me ligj dhe ka vepruar në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ, në atë mënyrë që përkundër faktit se disa nga asambleistët gjatë vitit 2014, kanë munguar disa herë në mbledhjet e Kuvendit Komunal dhe të njëjtëve u është paguar mëditja e rregullt, për çdo seancë nga 125 euro këtyre asambleistëve.

Ai akuzohet se në mënyrë të kundërligjshme ua ka paguar mëditjet këshilltarbve komunalë: Visar Demiri, Vjollca Sylejmani, Majlinda Ostrogllava, Vjollca Kadolli Halili, Selvije Rexhepi, Mirlinda Sadiku dhe Nexhat Aliu.

Gjatë intervistimit në polici dhe prokurori Naim Piraka thënë se nuk ka qenë në dijeni se asambleistët që mungojnë nga seancat me arsye nuk duhet paguar, duke u mbrojtur në faktin se për një gjë të tillë nuk ka qenë i sugjeruar as nga zyra ligjore e as nga shërbimi juridik i Kuvendit. Për këtë thotë se ka kuptuar pas publikimit të raportit të auditorit, prandaj edhe e ka ndërprerë pagesën e asambleistëve që mungojnë në seanca. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)