15 Janar 2025

Ngritet aktakuzë, kundër “Hib Petrollit”

Prishtinë, 8 korrik - Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ka ngritur aktakuzë kundër një personi përgjegjës të SH.P.K “Hib Petroll”.

I pandehuri akuzohet për kryerjen e veprave penale: “Mashtrimi”, sipas nenit 335 par.5 lidhur me par.3 dhe 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Mashtrimi i blerësve”, sipas nenit 299 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Aktakuza ka të bëjë me furnizimin e 44 institucioneve edukativo-arsimore, brenda territorit të Komunës së Prishtinës, me naftë për ngrohje dhe gjenerator, me ç’rast i pandehuri ka vepruar në kundërshtim me kontratën e lidhur në mes të Komunës së Prishtinës dhe kompanisë, pronar i së cilës është dhe ka vënë në qarkullim produktin-naftën e cilësisë që nuk i përgjigjet kualitetit të produktit.

Si pasojë e këtij mashtrimi të dëmtuarës - Komunës së Prishtinës, i ka shkaktuar dëm në shkallë të madhe.

Në këtë çështje penale është ngrirë një autobot cisternë, pronë e kompanisë “Hib Petroll”,  që është përdorur për kryerjen e veprave penale.

Prokurori i rastit ka kërkuar nga gjykata që të pandehurin, për veprat me të cilat ngarkohet sipas aktakuzës, ta shpallë fajtor dhe të dënojë sipas ligjit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)