06 Maj 2024

Ngritet aktakuzë kundër gjyqtares Fazliu dhe Bucinca-Rizvanolli

Prizren, 6 shtator - Sot, Prokuroria Themelore në Prizren në bazë të nenit 240 paragrafi 1, nenit 241 dhe 242 paragrafi 1, Kodit të Procedurës Penale ka ngritur aktakuzë kundër znj. Elmaze Fazliu, gjyqtare në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë, njëkohësisht kryetare e panelit për lirim me kusht, znj. Irfane Bucinca-Rizvanolli gjyqtare porote në Gjykatën Themelore në Prishtinë, z. Bedri Duraku, oficer korrektues në Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe Koordinator i Panelit me Liri me Kusht dhe znj. Fidahije Zogaj.

Personat e lartpërmendur si persona zyrtarë me qëllim që të gjykuarit Kushtrim Haziraj, t’i sjellin dobi, lirimin e kundërligjshëm me kusht nga vuajtja e dënimit kanë shfrytëzuar detyrën zyrtare dhe kanë kaluar kompetencat, dhe me Aktvendimin e Këshillit Gjyqësor  të Kosovës - Paneli për Lirim me Kusht e kanë liruar me kusht nga vuajtja e dënimit me burgim, ne kundërshtim me nenin 94 paragrafi 2 të Kodit Penal, pa i vuajtur 2/3 e dënimit të shqiptuar me Aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë.

Në këtë rast, gjyqtarja Elmaze Fazliu, gjyqtarja porote Irfane Bucinca - Rizvanolli, Fidahije Zogaj, dhe Bedri Duraku, me datë 10 prill 2013 së bashku kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 e lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)