18 Maj 2024

Ngritët aktakuzë kundër dy personave për rastin “Zymberi”

Prishtinë, 12 maj - Një prokuror ndërkombëtar nga Task-Forca e Mitrovicës dhe një prokuror vendas nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, më 8 maj e kanë ngritur një aktakuzë kundër dy të pandehurve, për sulmin që ishte kryer kundër autokolonës së automjeteve të Policisë së Kosovës (PK) më 25 korrik 2011.

Viktimë e këtij rasti ishte i ndjeri Enver Zymberi, pjesëtar i Policisë së Kosovës i cili vdiq në krye të detyrës, ndërsa një numër policësh tjerë të PK-së ishin lënduar.

Të pandehurit akuzohen për veprat penale vrasje e rëndë, tentim i vrasjes së rëndë, mbajtje në pronësi, kontroll, posedim ose përdorim të paautorizuar të armëve, pengim i personave zyrtarë në kryerjen e detyrës zyrtare, rrezikim i trafikut me veprime ose mjete të rrezikshme, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe pjesëmarrje në një turmë që kryen vepër penale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)