15 Janar 2025

Ngritet aktakuzë kundër Alban Mavraj

Prishtinë, 25 shkurt - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë, pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurit Alban Mavraj, për kryerjen e veprës penale: “Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste”, nga neni 143 par.2 i Kodit Penal të Kosovës.


Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Mavraj nga data 4 shtator 2013 deri më 27 tetor 2013 iu kishte bashkuar për të luftuar grupit terrorist në Siri, të quajtur “Jahbat Al Nusra”. I pandehuri Mavraj ka tentuar edhe dy herë tjera për të shkuar në Siri dhe atë më 05 prill të viti 2014, pastaj sërish më 27 korrik 2014, kishte tentuar që përmes Turqisë të shkoj në Siri.

Pas informacioneve që kishte marrë Policia e Kosovës, i njëjti është arrestuar në Prishtinë, më 27 korrik 2014.

Gjatë hetimeve prokurori i rastit, nga Prokuroria Speciale, ka mbledhur prova që vërtetojnë ekzistimin e fakteve që i pandehuri në fjalë ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet. Është vërtetuar qartë se i pandehuri kishte qenë pjesëmarrës i luftës në Siri, këtë e ka pranuar edhe vetë ai në dy deklaratat e tij, të dhëna në polici dhe para prokurorit. Ka pranuar se ishte stërvitur me armë të ndryshme atje dhe se ka tentuar edhe disa herë të tjera të shkonte në Siri.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili i ka propozuar Gjykatës që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të pandehurin, për veprën penale që akuzohet, ta shpallë fajtor dhe ta gjykojë sipas ligjit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)