Ngrihet kallëzim penal ndaj ish-Avokatit të Popullit, Sami Kurteshi
Kurteshi, bashkë me drejtorin e Administratës, Jashar Kastrati dhe zyrtarin e Prokurimit, Gëzim Latifi, në bazë të informatave që ka siguruar Koha Ditore dyshohen për tri vepra penale: keqpërdorim të detyrës zyrtare, ushtrim ndikimi dhe pengim të të provuarit.
Vepra e tretë i ngarkohet vetëm Kurteshit, i cili dyshohet se ka penguar hetuesinë gjatë hetimeve. Pranimi i këtij kallëzimi penal është konfirmuar nga zyrtarë të prokurorisë, mirëpo ata nuk kanë dhënë më shumë detaje.
/Koha Ditore/