16 Janar 2025

Ngrihet aktakuza e parë lidhur me shkeljet në procesin zgjedhor

Pejë, 12 qershor - Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit R.Z. për vepër penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve” nga neni 213 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri R.Z., më 11 qershor 2017, në shkollën fillore “Janko Jovicevič” në Gorozhdec të Pejës, si simpatizant i “Listës Serbe”, duke shfrytëzuar paaftësinë profesionale të votuesve, u ka sugjeruar atyre të votojnë për personat e cekur në fletëvotimet e plotësuara, të cilat i pandehuri i posedonte me kandidatët e caktuar. Atij i janë gjetur 32 fletëvotime, prej të cilave 27 ishin të shënuara me kandidatë të njëjtë.

I pandehuri me këto veprimet ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar sikur më lart.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës kompetente që të pandehurin ta shpall fajtor për veprën penale për të cilën ngarkohet dhe ta dënojë sipas ligjit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)