Nga terrorizmi sjemi më të rrezikuar sesa rajoni
Prishtinë, 23 nëntor - Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani ka vlerësuar se rreziku i Republikës së Kosovës nga terrorizmi është i barabartë me atë të vendeve të rajonit.
Si ka thënë për Epokën e re se institucionet e sigurisë duhet të jenë të kujdesshme edhe të mos e neglizhojnë rrezikun nga ky fenomen.
Sipas Ramadanit, për sigurinë kombëtare të Kosovës më sfiduese se terrorizmi janë rreziqet socio-ekonomike dhe ndikimet e ndryshme politike të Serbisë.
Ramadani ka deklaruar se Kosova nuk është ndonjë faktor në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe nuk përbën ndonjë cak kryesor për sulme nga ISIS-i.