Nga sot, vula Apostile dhe Vula Verifikuese do të lëshohen edhe në Gjilan
Prishtinë, 11 nëntor - Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka bërë të ditur se Agjencia e Regjistrimit Civil (ARC) do të fillojë lëshimin e vulës apostile dhe vulës verifikuese edhe në Komunën e Gjilanit.
Lëshimi do të bëhet nga sot në Qendrën për Pajisje me Dokumente dhe Qendrën për Regjistrimin e Automjeteve në Komunën e Gjilanit.
Për shkak të Pandemisë COVID-19 dhe situatës së raportuar për gjendjen e rënduar me “Koronavirus” ditëve të fundit në Komunën e Gjilanit, ju njoftojmë se nuk do të ketë ceremoni zyrtare të organizuar nga Agjencia e Regjistrimit Civil.