Nga sot fillon Java e të Drejtave të Njeriut
Prishtinë, 4 dhjetor - Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut organizon edicionin e katërt të Javës së të Drejtave të Njeriut, i cili fillon nga sot deri më 10 dhjetor.
Kjo javë do të fokusohet në sistemin e edukimit duke analizuar gjendjen aktuale dhe mënyrat e ecjes përpara.
Panelistet do të flasin për qasjen në edukim, tekstet shkollore, gjithëpërfshirjen dhe mënyrat alternative të të mësuarit.