Nga sot ARC nis lëshimin e vulës apostile dhe verifikuese edhe në Pejë
Prishtinë, 26 tetor - Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka bërë të ditur se Agjencia e Regjistrimit Civil (ARC) do të fillojë nga sot me lëshimin e vulës apostile dhe verifikuese edhe në Komunën e Pejës.
Me këtë rast sipas MPB-sëe prezent në këtë ceremoni do të jetë edhe ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu.
Ceremonia do të mbahet sot në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Komunën e Pejës.