Nga Qendra Korrektuese Lipjan arratisen dy të mitur
Prishtinë, 28 tetor - Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sonte rreth orës 17:35, të miturit , R. S, viti i lindjes 2001 dhe A.K viti i lindjes 2003 janë arratisur nga Qendra Korrektuese Lipjan.
R. S , ishte i dënuar me një vit për veprën penale; Grabitje.
A.K, ishte i dënuar me një vit për veprën penale; Lëndim i rëndë trupor.
Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës, ndërsa SHKK ka themeluar Komision Hetimor për të hetuar se si ka ardhur deri te arratisja.