Nga Qendra Korrektuese Dubravë largohet një i burgosur
Prishtinë, 11 prill - Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se mbrëmë rreth orës 23:00, i burgosuri H.T është larguar nga Pavijoni Gjysmë i Hapur i Qendrës Korrektuese Dubravë.
H.T , ishte i dënuar me një vit burgim për veprën penale, vjedhje e rëndë.
Për rastin është njoftuar edhe policia.