Nga Qendra Edukuese Korrektuese Lipjan largohen një mitur
Prishtinë, 6 korrik - Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 17:35, i mituri me masë edukative, F. K është larguar nga Qendra Edukuese Korrektuese Lipjan (tipi hapur).
F.K , ka qenë duke vuajtur masën edukative prej dy vite për veprën penale vjedhje e rëndë.
Për rastin është njoftuar edhe policia.