Nga pakujdesia godet këmbësorin
Shtime, 10 korrik - Në fshatin Davidovc në Shtime është arrestuar një mashkull, pasi që i njëjti përderisa ishte duke lëvizur me veturën Mercedes, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, godet këmbësorin.
\"Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje\", raporton policia.
Në një rast tjetër në fshatin Batllavë të Podujevës, raportohet për aksident trafiku në mes të dy veturave civile ku përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar tre meshkuj dhe tri femra shqiptare. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK.
Ndërsa në rrugën B në Prishtinë raportohet se i dyshuari mashkull shqiptar gjersa ka qenë duke lëvizur me veturën Shkoda Oktavia (Taksi) nga pakujdesia ka goditur një veturë tjetër. Policia njofron se i dyshuari ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKU.