Nga neglizhenca e Ministrisë së Punës, humbi jetën në vend te punës një 16 vjeçar
Prishtinë, 30 qershor - Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës bërë të ditur se sot humbi jetën ë vend te punës një 16 vjeçar nga fshati Lubizhdë i Prizrenit.
"Me keqardhje ju njoftojm se sipas informacioneve te para sot humbi jeten ne vend te punes nje 16 vjeqar nga fshati Lubizhde i Prizrenit", ka bërë të fitur Sindikata.
Puntori punonte në fabrikën e stiroporit në Mushnikovë të Prizrenit.
"Për mosrespektim te kodit te punës nga shteti tani edhe fëmijët kanë filluar ta humbin jetën nga neglizhenca e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale", thekson Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës.