Nga dita e premte SHKK do të fillojë me hapat e parë të lehtësimit të masave
Prishtinë, 6 maj - Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) njofton opinioni publik dhe familjarët e të burgosurve, se nga dita e premte do të fillojë me hapat e parë të lehtësimit të masave mbrojtëse ndaj Covid 19 në institucionet korrektuese.
SHKK nga data 8 maj do të filloi me pranimin e rrobave për të burgosurit, rrobat mund të dërgohen nga një familjar i të burgosurit ose për mes postes.
Shërbimi Korrektues i Kosoves ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin e Shëndetësor të Burgjeve.
Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik dhe familjarët e të burgosurve rreth hapave në vazhdim.