Nga 20 maj SHKK do të fillojë me lehtësimit të masave mbrojtëse ndaj Pandemisë
Prishtinë, 18 maj - Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) njofton opinioni publik se nga 20 maj do të fillojë me hapin e radhës të lehtësimit të masave mbrojtëse ndaj Pandemisë Covid 19.
SHKK nga kjo datë do të lejojë kontaktin e avokatëve vetëm me personat e paraburgosur.
Gjatë vizitës se tyre, avokatët janë të obliguar të kenë me vete ID kartelë valide, të mbajnë distancën sociale, si dhe të kenë të vendosura maska dhe dorëza mbrojtëse.
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin e Shëndetësor të Burgjeve.
Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim.