15 Janar 2025

Nga 1375 raste korrupsion, prokuroritë kanë zgjidhur vetëm 101

Prishtinë, 2 qershor - Lëvizja FOL sot publikoi statistikat anti-korrupsion të Policisë, Prokurorisë, Gjykatave të Kosovës si dhe statistikat e Zyrës së Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimeve Ekonomike për periudhën janar-mars 2015.

Të dhënat për lëndë të korrupsionit tregojnë se Policia e Kosovës, Prokuroria dhe Gjykatat gjatë tre mujorit të parë të vitit 2015 kanë trajtuar dhe pranuar në punë gjithsej 2286 raste kundër-korrupsion.

Nga këto lëndë Policia e Kosovës gjatë kësaj periudhe raportuese ka trajtuar gjithsej 140 raste, ku për veprën penale të korrupsionit marrje e ryshfetit ka trajtuar 7 raste, për dhënie të ryshfetit 20 raste dhe për keqpërdorim i pozitës ose autoritetit zyrtar 113 raste. Nga këto raste Policia e Kosovës ka arrestuar 22 persona.

Ndërkaq, Prokuroria gjatë kësaj periudhe raportuese ka pranuar në punë gjithsej 1375 raste, ku për veprën penale të korrupsionit marrje e ryshfetit ka pranuar në punë 38 raste dhe ka zgjidhur 7 raste, për dhënie të ryshfetit 29 raste dhe ka zgjidhur 15 raste dhe për keqpërdorim i pozitës ose autoritetit zyrtar 1308 raste dhe ka zgjidhur 79 raste.

Gjykatat gjatë kësaj periudhe raportuese kanë pranuar në punë gjithsej 771 raste, ku për veprën penale të korrupsionit marrje e ryshfetit ka pranuar në punë 86 raste dhe kanë zgjidhur 3 raste, për dhënie të ryshfetit 44 raste dhe ka zgjidhur 15 raste si dhe për keqpërdorim i pozitës ose autoritetit zyrtar 641 raste dhe ka zgjidhur 52 raste.

Lëvizja FOL gjithashtu ka monitoruar punën dhe angazhimin e Zyrës së Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimeve Ekonomike sa i përket sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurisë për periudhën janar-mars 2015.

Të dhënat e Zyrës së Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimeve Ekonomike tregojnë se për periudhën e parë të vitit janar-mars 2015, vlera e përafërt e pasurive të ngrira ose të sekuestruara arrin në vlerën 265.470 euro. Gjithashtu ka ngrirë/sekuestruar 15 objekte, 7 vetura, tokë (14.500 m2), 84 asete tjera. Ndërkaq gjatë kësaj periudhe janë  konfiskuar pasuri në vlerë prej 64,487 euro.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)