Nga 1 tetor skadon afati i aplikimit për vazhdimin patentë shoferëve
Prishtinë, 22 shtator - Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se: që nga data 1 tetor i këtij viti, skadon afati i aplikimit për vazhdimin e afatit të vlefshmërisë së patentë shoferëve, vlefshmëria e të cilëve u ka skaduar për më shumë se një vit.
Duke pasur parasysh se ligji për Sigurinë në Komunikacionin Rrugorë është në plotësim ndryshim, do të ishte mirë që qytetarët të shfrytëzojnë këtë kohë që ka mbetur dhe që të aplikojnë për vazhdimin edhe për një periudhë kohore të afatit të aplikimit për vazhdimin e patentë shoferëve për rastet e cekura.
Bazuar në Vendimin Nr-ZK 10/23 të datës 15/04/2015 nga data 01/10/2015 në sistemin elektronik të aplikimit duhet ti vendosim ndalesën administrative për moslejim të aplikimit të gjitha rastet të cilët nuk kanë aplikuar me kohë, për vazhdimin e afatit të vlefshmërisë së patentë shoferëve.