Nexhmi Krasniqi kthehet në pozitën e drejtorit të Policisë në Prizren
Prishtinë, 29 mars - Nexhmi Krasniqi sot zyrtarisht u kthye në pozitën e drejtorit të Policisë Rajonale të Prizrenit.
Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësi i policisë në rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha.
Po, sapo isha në takim me z. Nexhmi Krasniqin dhe ai sot zyrtarisht është kthyer në pozitën e drejtorit të Policisë Rajonal të Prizrenit, tha Berisha.
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) në shtatorin e vitit të kaluar i kishte rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prizrenit, Nexhmi Krasniqit, së bashku me Besim Rexhepin, udhëheqës në sektorin e hetimeve të vrasjeve, nën dyshimin se nga informacionet që posedonte IPK kishte ankesa nga qytetarët ndaj tyre.