17 Maj 2024

Nesër vendimi për Lushtakun

Prishtinë, 8 dhjetor - Avokati i Sami Lushtakut, Arianit Koci, ka kërkuar nga kryetari i trupit gjykues, Daliusz Selicki, që klientin e tij ta lirojë për disa orë për ta bërë betimin para asamblesë komunale, pasi është fitues i zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit në komunën e Skenderajt.


“Të premten kam bërë kërkesë që t’i mundësohet z. Lushtakut ta bëjë betimin, dhe kryetari i trupit gjykues ka thënë se të hënën do të merr vendim në lidhje me këtë çështje. Shpresoj se kjo kërkesë do të aprovohet për shkak se edhe në bazë të Kushtetutës dhe Kodit Penal z. Lushtaku është i pafajshëm”, ka thënë për “Epokën e re” Koci. 



Të premten, në Kinemanë “ABC 1” në Prishtinë është mbajtur seanca e parë dëgjimore ndaj “Grupit të Drenicës”.


 Të 15 të pandehurit e “Grupit të Drenicës”, pasi u është lexuar aktakuza, janë shprehur plotësisht të pafajshëm. Ndërsa, pala mbrojtëse ka deklaruar se pretendimet e prokurorit të çështjes janë të pabazuara. Avokatët mbrojtës kanë paralajmëruar se brenda një muaji do të sjellin argumente të mjaftueshme për ta rrëzuar këtë aktakuzë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)