Nesër protestohet kundër Speciales
Prishtinë, 16 qershor - Përfaqësuesi i shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, Xhavit Jashari, ka paralajmëruar se nesër në orën 12:00 do të protestohet kundër krijimit të Gjykatës Speciale dhe kundër padrejtësive që po i bëhen luftës së UÇK-së dhe pjesëtarëve të saj.
Nesër në orën 12:00 do të mbahet protesta kundër padrejtësive të luftës së drejt të UÇK-së dhe pjesëtarëve të saj. Protesta do të mbahet në Sheshin Skënderbeu për të vazhduar më pas te selia e EULEX-it. Po ashtu do ta kundërshtojmë edhe krijimin e Gjykatës Speciale, ka deklaruar Jashari gjatë një konference për medie.
Jashari u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mos e votojnë Gjykatën Speciale, sepse, sipas tij, kjo gjykatë është e dëmshme për të ardhmen e Kosovës. (Epoka e re)