Nesër protestë para Pallatit të Drejtësisë
Prishtinë, 14 shkurt - Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Judikaturës, Asllan Rusinovci, ka bërë me dije se nesër (e hënë) do të protestojnë te Pallati i Drejtësisë për shkak të mungesës së kushteve të punës, transportit dhe oksigjenit në këtë pallat.
Ende nuk e kemi përcaktuara kohëzgjatjen, por të hënën do ta kemi një protestë në Pallatin e Drejtësisë dhe me gjasë do të fillojë nga orën 11:00, ka deklaruar Rusinovci për kallxo.com.
Ditë më parë, edhe kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës, Hamdi Ibrahimi, si njëri nga më të zëshmit për këtë proces, kishte paralajmëruar se nga java e ardhshme mund të ketë shkurtim të orarit të punës, por nuk përjashtoi as bojkotimin e punës nga stafi i kësaj gjykate.
Mungesa e oksigjenit në Pallatin e Drejtësisë ishte arsyeja që edhe Gjykata Supreme e Kosovës ditë më parë kishte lëshuar një komunikatë në të cilën ka shprehur shqetësimin e punonjësve të saj për këtë problem kritik në këtë objekt.