Nesër nis gjykimi ndaj Ramadan Mujës
Prizren, 12 gusht - Gjykimi ndaj kreut të komunës së Prizrenit, Ramadan Mujës do të nisë duke filluar nga dita e nesërme.
Edhe pse u zvarrit për një periudhë disa mujore nga gjyqtari i EULEX-it Vladimir Nikula, më në fund gjykimi u caktua ditë më parë.
Procesin gjyqësor e ka konfirmuar avokati i Mujës, Ruzhdi Berisha, shkruan Tribuna. Sipas Berishës seancat, do të vazhdojnë të mërkurën dhe të enjten dhe se klienti i tij është i pafajshëm.
Të martën fillon procesi gjyqësor ndaj klientit tim, tha Berisha.
Vendimin se është i pafajshëm pritet që ta vendosë gjykata ka thënë Berisha. Ndërsa procesi pritet që të jetë i gjatë pasi përveç Ramadan Mujës akuzohen edhe pesë zyratrë të tjerë për korrupsion.