23 Dhjetor 2024

Nesër ndizen qirinj për Leutrim Musliun

Prishtinë, 13 mars - Nesër në Prishtinë do të mbahet një homazh në shenjë proteste për vrasjen e Leutrim Musliut, 14 vjeç nga fshati Uglarë i komunës së Gjilanit, i cili u vra në pyjet e afërta me fshatin nga breshëri armësh, derisa po furnizohej me drunj i shoqëruar nga babai i tij.

“Të hënën bëhen tetë ditë nga vrasja e Leutrimit. Vrasësi, dyshohet me qenë anëtar i shërbimit të kundërzbulimit të ushtrisë Serbe. Serbia ende po na vret në Kosovë, madje edhe derisa jemi duke punuar për bukën e gojës”, theksohet në një njoftim të këshillit organizativ të protestës.

Gjithashtu theksohet mesazhi “ta ndezim nga një qiri për të nderuar LEUTRIMIN! Institucionet duket që nuk janë aspak të vetëdijshme, dhe si rrjedhojë nuk duan t’ja dinë për ne. Ne për ne, të ndezim qiriun për njërin nga ne! Të Hënën në orën 18.00’/h.\"

\"Të gjithë në mënyrë masive përpara Teatrit Kombëtar në Prishtinë, të ndezim qirinjët dhe te nderojmë Leutrimin! Të gjithë të bashkuar do të qëndrojmë një orë para Teatrit Kombëtar, ku më pastaj në orën 19.00’/h, do të shpërndahemi të qetë\".
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)