Nesër diplomon gjenerata e 42-të e zyrtarëve policorë
Vushtrri, 9 qershor - Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), nesër në ora 10:00, do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 42 -të e zyrtarëve policorë, (kadetë) të Policisë së Kosovës.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, drejtori i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, Kryeshefi Ekzekutiv i QKSPEZH-it, Sheremet Ahmeti, zyrtar të lartë të KFOR-it, EULEX-it, OSBE, ICITAP, si dhe familjarë të zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës të gjeneratës së 42-të.