Nesër bëhet ripranimi i 110 qytetarëve të Kosovës nga Hungaria
Prishtinë, 24 korrik - Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se nesër në Aeroportin Ndërkombëtar Adem Jashari, do të kthehet kontingjenti i parë i qytetarëve të Republikës së Kosovës nga Hungaria.
Gjatë kthimit të këtyre qytetarëve në aeroport do të jenë prezent, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe ambasadori i Hungarisë në Prishtinë, Lorant Balla.