Nëse sbëhet ushtria, Qeveria të japë dorëheqje
Prishtinë, 13 korrik - Njohësi i çështjeve të sigurisë, Naim Maloku, ka thënë të dielën se, nëse dështon formimi i ushtrisë së Kosovës, atëherë koalicioni qeverisës duhet të shkojë në shtëpi dhe të mbahen zgjedhjet e parakohshme.
Maloku ka thënë për Epokën e re se koalicioni qeverisës PDK - LDK dështoi me Gjykatën Speciale edhe pse, sipas tij, ndoshta partnerët e këtij koalicioni e kanë pasur për qëllim dështimin e kësaj gjykate. Nëse edhe tani nisma për ndryshimet kushtetuese, përkatësisht formimi i Forcës së Armatosur së Kosovës shkon në Kuvend dhe dështon, atëherë duhet të shkojmë në zgjedhje të parakohshme sepse, nëse dështon krijimi i FAK-ut, koalicioni qeverisës PDK - LDK duhet të japë dorëheqje, ka thënë Maloku.
Ndërsa hulumtuesi i reformimit të sektorit të mbrojtjes (FSK) në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Skënder Perteshi, ka thënë se institucionet e Kosovës, përkatësisht diplomacia, duhet të kërkojnë ti bëhet presion Beogradit që të mos e pengojë procesin e themelimit të Forcës së Armatosur të Kosovës. Për tu miratuar Forcat e Armatosura të Kosovës kërkohet ndryshimi i Kushtetutës e për të bërë këtë ndryshim, përveç 2/3 të gjithë deputetëve të Kuvendit, kërkohen edhe 2/3 e deputetëve të komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Dhe duke pasur parasysh që Lisa Serbe ndikohet nga Beogradi, atëherë nuk mendoj se Lista Serbe do ti votojë ndryshimet kushtetuese dhe ligjet që do të vijnë në Kuvend për ndryshimin e mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Por, institucionet e Kosovës duhet të kërkojnë ti bëhet presion Beogradit për të mos e penguar procesin e formimit të Forcës së Armatosur të Kosovës, ka deklaruar Perteshi për Epokën e re.