Nëntë konkurrent për një gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese
Prishtinë, 2 mars - Administrata e Kuvendit të Kosovës bën me dije se ka përfunduar afati i konkursit për përzgjedhjen e një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese.
Në afatin e rregullt të konkursit kanë aplikuar nëntë konkurrent: Bekim Sejdiu, Arif Riza Emrush Kastrati, Ramadan Gashi, Rafet Haxhaj, Hajrie Shala , Hava Ismajli, Valdete Daka dhe Mazllum Baraliu.
Proceduara e përzgjedhjes së gjyqtarit do të vazhdojë konform Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.