15 Janar 2025

Nënshkruhet Memorandumi për Luftën Kundër Krimit të Organizuar

Prishtinë, 24 shkurt - Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës dhe Agjencia Kombëtare për Krime e Mbretërisë së Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit për bashkëpunim në Luftën Kundër Krimit të Organizuar.

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni tha se Republika e Kosovës, në veçanti MPB dhe Policia e Kosovës janë të përkushtuar fuqishëm, në luftimin e të gjithë llojeve të krimeve, e në veçanti të krimit të organizuar trans-nacional, të korrupsionit dhe korrupsionit me përmasa ndërkombëtare, siç është shpërlaja e parave.

“Është qëllimi i jonë që të dërgojmë mesazhe të qarta në botë se Kosova është e vendosur që të krijojë një hapësirë shumë të sigurt për investime nga jashtë, për fuqizimin e sektorit privat, që ne e shohim si zgjidhje afatgjatë për problemet socio-ekonomike me të cilat përballet vendi ynë”, tha ministri Hyseni.

Ndërsa, z. Stephen (Steve) Bennett, kryeshef i Agjencisë  Kombëtare për Krime në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, tha se me nënshkrimin e këtij Memorandumi do të ketë një bashkëpunim më të mirë të të dyja vendeve në luftimin e krimit të organizuar.

Bashkëpunimi të cilin e specifikon ky Memorandum i Mirëkuptimit ka të bëjë bashkëpunimin e të dyjave vendeve në luftimin e krimit, në veçanti me krimet që lidhen me trafikimin e drogës, trafikimin e armëve, trafikimin me njerëz, migrimin ilegal dhe kontrabandimin e personave, shpëlarjen e parave, krimin kibernetikë dhe krimet e tjera që mund të cilësohen si krime të rënda dhe të organizuara.




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)